BALLKANI, Koronavirusi

Kryeministri bullgar Bojko Borisov pozitiv në COVID-19

Borisov tha se ndjen "dobësi të përgjithshme" dhe se, sipas rekomandimeve të mjekut, ai do të qëndronte në trajtim shtëpiak

Ekip  | 25.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Kryeministri bullgar Bojko Borisov pozitiv në COVID-19

Sofje

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), përderisa numri i rasteve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme në dy javët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borisov konfirmoi sot se ishte pozitiv në COVID-19 në një mesazh të postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

"Pas dy testeve PCR, sot unë jam pozitiv në COVID-19", shkroi Borisov.

Ai shtoi se ndjen "dobësi të përgjithshme" dhe se, sipas rekomandimeve të mjekut, ai do të qëndronte në trajtim shtëpiak.

Bullgaria, e cila ka rreth shtatë milionë banorë, deri më tani janë konfirmuar 37.562 raste të infektimit me koronavirus, ndërsa 1.084 persona kanë humbur jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.