BALLKANI, Koronavirusi

Kroaci, regjistrohen 5.709 raste të reja dhe 68 viktima nga COVID-19

Deri dje në Kroaci janë administruar 4.154.022 vaksina, ndërsa deri më tani 57,41 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar plotësisht

Stipe Majic  | 01.12.2021 - Përdıtësım : 01.12.2021
Kroaci, regjistrohen 5.709 raste të reja dhe 68 viktima nga COVID-19

Zagreb

Në Kroaci në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.709 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa 68 persona e kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Mbrojtjes Civile të Kroacisë raportoi se numri i rasteve aktive në vend është gjithsej 32.014.

Midis tyre, 2.454 pacientë janë në spital, nga të cilët 312 janë në respiratorë.

"Që nga 25 shkurt i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 613.914 raste nga të cilët 10.967 e kanë humbur jetën. Gjithsej 570.933 persona janë shëruar nga të cilët 3.064 në 24 orët e fundit", tha Shtabi i Mbrojtjes Civile.

Aktualisht janë 24.332 persona në izolim.

Në Kroaci deri më sot janë testuar 3.463.550 persona, nga të cilët 14.252 në 24 orët e fundit.

Deri dje në Kroaci janë administruar 4.154.022 vaksina, ndërsa deri më tani 57,41 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar plotësisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın