BALLKANI, Koronavirusi

Kroaci, një i vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci ka vdekur një person duke rritur në 20 numrin e të vdekurve nga koronavirusi

Stipe Majic  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
Kroaci, një i vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19

Zagreb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 64 raste të reja me koronavirus (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Mbrojtjes Civile në Kroaci në konferencën e rregullt njoftoi se në 24 orët e fundit janë detektuar 24 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 1.407 deri më tani.

Dje janë bërë 555 teste të reja ndërsa gjithsej 13.680.

"Dje në Qendrën Klinike 'Dubrava' vdiq një person i prekur nga COVID-19. Pacienti ishte i moshuar me komorbiditet të gjerë. Kështu që numri i vdekjeve ka arritur në 20 deri më tani", tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.

Në respiratorë janë 34 pacientë, 326 të shtruar në spital ndërsa 842 pacientë të infektuar nga koronavirusi trajtohen në shtëpi. Ndërkohë 219 janë shëruar.

Në shtëpinë e pleqve në Koprivnica, është zbuluar një pacient pozitiv, kurse të gjitha kontakteve u është caktuar masa e duhur epidemiologjike, sikurse në shtëpinë e pleqve në Split.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın