BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, shkon në mbi 9.000 numri i rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 454 mostra të dyshuara me COVID-19

Dzihat Aliju  | 03.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Kosovë, shkon në mbi 9.000 numri i rasteve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 7 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 256 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 250 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 9.049.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 454 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 37.865 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 126 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın