BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, shkon në mbi 55 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.659 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 15.01.2021 - Përdıtësım : 16.01.2021
Kosovë, shkon në mbi 55 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 7 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.399 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 296 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 55.135.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.659 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 205.352 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 526 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın