BALLKANI

Kosovë, kryeministri Kurti priti ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

“Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave”, njofton ZKM

Agim Sulaj  | 23.04.2021 - Përdıtësım : 23.04.2021
Kosovë, kryeministri Kurti priti ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë takim siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM), u vlerësuan marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si model i fqinjësisë së mirë.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve”, bën të ditur ZKM.

Ministri Osmani u shpreh i lumtur për konfirmimin e pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në Samitin e Prespës, që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Temë e takimit ishte edhe çështja e integrimit evropian, ku kryediplomati konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për Kosovën në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në vizitën e parë zyrtare të ministrit Osmani në Kosovë që kur është emëruar në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, ai është takuar me homologen e tij kosovare Donika Gërvalla, si dhe me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa po kështu do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın