Bota

Presidentja Osmani i uron fitoren Siljanovska-Davkovas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me homologen nga Maqedonia e Veriut do të punojnë për integrimin euroatlantik, si qëllim kryesor i të dyja vendeve

Agim Sulaj  | 09.05.2024 - Përdıtësım : 09.05.2024
Presidentja Osmani i uron fitoren Siljanovska-Davkovas

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovan, transmeton Anadolu.

Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale tha se mezi pret që të punojë me presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja kosovare tha se me homologen nga Maqedonia e Veriut do të punojnë për integrimin euroatlantik, si qëllim kryesor i të dyja vendeve.

"Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t'u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut", ka shkruar presidentja Osmani.

Gordana Siljanovska-Davkova më 8 maj fitoi zgjedhjet presidenciale përballë presidentit aktual, Stevo Pendarovski duke u bërë gruaja e parë që zgjidhet për presidente në Maqedoninë e Veriut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın