BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 viktima dhe 47 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.183 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 10.05.2021
Kosovë, 2 viktima dhe 47 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.210, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 47 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.489 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.183 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 556.365 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 202 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın