BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 11 të vdekur dhe 855 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, 855 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 32.877

Agim Sulaj  | 20.11.2020 - Përdıtësım : 21.11.2020
Kosovë, 11 të vdekur dhe 855 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 11 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 885 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 855 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 32.877.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private janë testuar gjithsej 1.930 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 127.722 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 748 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın