BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 10 viktima dhe 311 të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.903 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 25.01.2021 - Përdıtësım : 26.01.2021
Kosovë, 10 viktima dhe 311 të infektuar me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 10 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.466 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 311 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 58.399.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.903 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 221.663 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 128 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.