Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosova regjistron 221 raste të reja me COVID-19, dyfishi i numrit të rasteve të regjistruara dje

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 745.398 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 108.844 persona rezultuan pozitiv

Zylfije Adem Jakupi  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 05.08.2021
Kosova regjistron 221 raste të reja me COVID-19, dyfishi i numrit të rasteve të regjistruara dje

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 221 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 3.160 mostra të dyshuara të testuara për virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo shifër është dyfishi i rasteve të reja të zbuluara dje, kur vendi regjistroi 110 raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu është rritur në 2.268, me një viktimë tjetër të regjistruar gjatë ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 21 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 105.688 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 888.

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 745.398 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 108.844 persona rezultuan pozitiv.

Në 24 orët e fundit, vendi ka administruar 14.616 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, vendi ka administruar 460.297 doza, nga të cilat 162.807 persona kanë marrë të dy dozat e nevojshme për të luftuar pandeminë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın