Kosova regjistron 2.050 raste të reja me COVID-19
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi gjatë ditës së fundit nuk ka regjistruar asnjë viktima nga COVID-19, me çka numri i tyre mbetet në 2.995

Prishtinë
Kosova brenda ditës së fundit ka regjistruar 2.050 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 169.632 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi gjatë ditës së fundit nuk ka regjistruar asnjë viktima nga COVID-19, me çka numri i tyre mbetet në 2.995.
Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë testuar 9.194 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë deri më tani janë testuar gjithsej 1.494.481 mostra të dyshuara.
Të dhënat e fundit tregojnë se 462 pacientë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 159.371 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 7.266.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit vendi ka administruar 5.348 doza të vaksinës COVID-19, ndërsa nga fillimit i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.728.214 doza të vaksinës. Deri më tani 798.225 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.