Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosova regjistron 205 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), asnjë person tjetër i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140

Agim Sulaj  | 02.07.2022 - Përdıtësım : 03.07.2022
Kosova regjistron 205 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar 205 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, duke e çuar në 229.571 numrin e përgjithshëm të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), asnjë person tjetër i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 736 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.850.663 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 38 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.534, ndërsa numri i rasteve aktive është 897.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.686 doza të vaksinës. Deri më sot 823.765 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın