BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 658 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 658 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 165.363

Agim Sulaj  | 15.01.2022 - Përdıtësım : 16.01.2022
Kosovë, 658 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.994, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 658 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 165.363.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 6.008 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.468.652 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 160 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.532, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.837.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës. Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın