Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 6 viktima dhe 3.917 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3.917 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 194.710

Agim Sulaj  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
Kosovë, 6 viktima dhe 3.917 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit Foto: Arkiv / AA

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.008, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3.917 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 194.710.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 15.268 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.591.808 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 617 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 162.950, ndërsa numri i rasteve aktive është 28.751.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın