Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 1.514 mostra të dyshuara për COVID-19

Agim Sulaj   | 28.11.2021
Kosovë, 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk e ka humbur jetën, duke bërë që numri i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.983, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 6 raste të reja me COVID-19, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.081.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 1.514 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.313.073 teste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona. Numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.763 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 335.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın