Kosovë, 1 viktimë dhe 8 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 8 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.091

Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.984, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 8 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.091.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.098 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.315.436 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 9 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.787, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 320.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.