Kosovë, shkon në mbi 40 mijë numri i rasteve me COVID-19
Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 1.026 ndërsa numri i rasteve në 40.117

Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 521 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), derisa numri i tyre në 24 orët e fundit ka shkuar në 40.117, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 10 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur duke e çuar në 1.026 numrin e viktimave nga ky virus .
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.375 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 145.363 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 585 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.