BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, shënohet numër rekord i të infektuarve me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 592 raste të reja me COVID-19

Agim Sulaj  | 06.03.2021 - Përdıtësım : 07.03.2021
Kosovë, shënohet numër rekord i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.640, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 592 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus duke shënuar numër rekord të të infektuarve brenda 24 orëve për vitin 2021, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 72.500 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.177 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 325.707 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 291 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın