BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, rritet në 125 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, njofton IKSHPK

Agim Sulaj  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Kosovë, rritet në 125 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19

Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se 13 raste të reja janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 125 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton IKSHPK, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 113 mostra, ku 13 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, njofton IKSHPK.

Gjithashtu bëhet e ditur se me 4 pacientë të ri të shëruar nga koronavirusi në Kosovë, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 10.

Nga data 8 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar gjithsej 125 raste, me një rast të vdekjes së një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın