Kosovë, Presidenca dhe Qeveria ndriçohen në kuq e zi për nder të 28 Nëntorit
Në pjesën ballore të godinës së Presidencës është ndriçuar flamuri kombëtar me shqiponjën dy-krenare duke valuar në mënyrë vizuale
Prishtinë
Godina e Presidencës së Kosovës dhe ajo e Qeverisë ,të cilat kanë një distancë disa metërshe me njëra tjetrën, janë ndriçuar me ngjyra të flamurit kombëtar për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, raporton Anadolu.
Në pjesën ballore të godinës së Presidencës është ndriçuar flamuri kombëtar me shqiponjën dy-krenare duke valuar në mënyrë vizuale.
Ndërkaq, gjysma vertikale e godinës së Qeverisë është ndriçuar po ashtu me ngjyrë të kuqe dhe pjesa tjetër ka mbetur e zezë.
Po ashtu, pranë hyrjes së Qeverisë, krah flamujve shtetërorë të Kosovës, janë vendosur edhe flamujt kombëtar, derisa vetëm pak metra larg hyrjes së Qeverisë është vendosur edhe një fotografi e madhe e komandantit legjendar Adem Jashari.
Sheshet e Prishtinës gjatë mbrëmjes, kur ka pushuar edhe shiu, janë shpeshtuar me qytetarët që kanë dalë të shënojnë 28 Nëntorin, e cila përpos pavarësisë së Shqipërisë shënohet si Dita e Flamurit dhe po ashtu përkon me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
