Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një i vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19

Gjithsej 158.048 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë. Aktualisht në vend janë 492 raste aktive

Bekim Buci  | 01.01.2022 - Përdıtësım : 02.01.2022
Kosovë, një i vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19

Shkup

Në Kosovë, një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend nga virusi në 2.991, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar në një deklaratë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në njoftim thuhet se 47 raste të tjera të reja me COVID-19 janë diagnostikuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve me koronavirus në vend në 161.531 që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratorët privatë kanë kryer 3.482 testime për COVID-19 dhe që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë kryer gjithsej 1.382.762 testime.

Gjithsej 158.048 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë. Aktualisht në vend janë 492 raste aktive.

Deri më tani në Kosovë janë administruar 1.674.509 doza të vaksinës kundër COVID-19.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın