Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, mbi 100 mijë të shëruar që nga fillimi i pandemisë

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë vendi ka regjistruar 64 raste të reja me COVID-19, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.003 raste

Agim Sulaj   | 18.05.2021
Kosovë, mbi 100 mijë të shëruar që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.227, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 64 raste të reja me COVID-19, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.003 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 4.297 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 575.614 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 409 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 100.233, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4.543.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın