BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 9 të vdekur dhe 704 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.651 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Kosovë, 9 të vdekur dhe 704 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 948 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 704 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 36.253.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.651 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 135.969 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 391 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.