Kosovë, 8 të vdekur dhe 193 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 491 mostra të dyshuara me COVID-19

Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 373 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 193 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 10.988.
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 491 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 42.627 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 205 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.