BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 6 viktima dhe 392 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.618 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 24.01.2021
Kosovë, 6 viktima dhe 392 të infektuar me COVID-19 në 24 orë

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.456 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 392 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 58.088.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.618 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 219.760 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 222 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın