BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 6 të vdekur dhe 213 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë edhe 213 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 6.680

Agim Sulaj  | 24.07.2020 - Përdıtësım : 25.07.2020
Kosovë, 6 të vdekur dhe 213 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 6 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 164 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 213 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 6.680. 

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës. 

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 494 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 33.289 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 109 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.