Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 viktima dhe 66 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 66 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.027

Agim Sulaj  | 29.09.2021 - Përdıtësım : 29.09.2021
Kosovë, 2 viktima dhe 66 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.949, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 66 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.027.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.363 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.196.653 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 221 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 153.893 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.185.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.