Kosovë, 2 viktima dhe 331 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 331 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 261.635
Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dy persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.178, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 331 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 261.635.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.125 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.936.286 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 918 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 251.058, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.399.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.656 doza të vaksinës. Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.