BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 viktima dhe 191 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 191 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.476

Agim Sulaj  | 31.08.2022 - Përdıtësım : 01.09.2022
Kosovë, 2 viktima dhe 191 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.196, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 191 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.476.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 926 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.969.869 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 255 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 266.936 ndërsa numri i rasteve aktive është 1.325.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës. Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın