BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 1 i vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 28.08.2020 - Përdıtësım : 28.08.2020
Kosovë, 1 i vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur duke e çuar në 499 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 119 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 13.100.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 49.757 mostra. 

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 154 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.