BALLKANI

Komandanti i KFOR-it, Ulutas, priti në takim presidentin hungarez Sulyok

Gjeneralmajor Ulutas e informoi presidentin hungarez mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it

Agim Sulaj  | 08.12.2025 - Përdıtësım : 08.12.2025
Komandanti i KFOR-it, Ulutas, priti në takim presidentin hungarez Sulyok

Prishtinë

Komandanti i Misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë - KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka pritur në takim Presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, në selinë e KFOR-it në “Camp Film City”, në Prishtinë, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij në KFOR, presidenti Sulyok shoqërohej nga zëvendësministri hungarez i Mbrojtjes, Tamas Vargas, dhe Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

Gjeneralmajor Ulutas e informoi presidentin hungarez mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it.

Sulyok theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuuar në siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën.

Gjithashtu, presidenti hungarez vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Hungarisë në misionin e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın