BALLKANI

Kisha Ortodokse Serbe bën thirrje për "Paqe në Ukrainë"

"Nuk ka asgjë më të vlefshme sesa paqja. Le të vijë paqja në vend të luftës, le të ketë një armëpushim", tha Periç në ritualin e së dielës në kishën Shën Sava në Beograd

Zehra Adılovıc  | 07.03.2022 - Përdıtësım : 07.03.2022
Kisha Ortodokse Serbe bën thirrje për "Paqe në Ukrainë"

Beograd

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periç u bëri thirrje besimtarëve ortodoks që të luten për paqe për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nuk ka asgjë më të vlefshme sesa paqja. Le të vijë paqja në vend të luftës, le të ketë një armëpushim", tha Periç në ritualin e së dielës në kishën Shën Sava në Beograd.

Duke kujtuar se diskurset separatiste në rritje në botë dhe në Evropë para fillimit të luftës Rusi-Ukrainë sinjalizonin luftën, Periç tha: "Derisa kujtimet e luftërave në ish-Jugosllavi janë të gjalla, këtë herë lufta shpërtheu në Evropë midis vëllezërve tanë fetarë rusë dhe ukrainas. Le t'i lutemi Zotit që bisedimet e paqes të zhvillohen sa më shpejt, sepse nuk ka asgjë më të vlefshme sesa paqja".

Ai bëri thirrje për solidaritet me ata që ikën nga Ukraina dhe erdhën në Serbi. "Unë rekomandoj që trishtimi dhe pikëllimi të kthehet në një ndjenjë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për njerëzit që kanë humbur atdheun dhe të dashurit e tyre", tha Periç.

Duke theksuar se është e nevojshme të lutemi për besnikëri ndaj paqes në territorin e këtij rajoni, Periç tha: "Ne duhet të përdorim të gjithë forcën tonë materiale dhe shpirtërore për të ruajtur paqen në rajonet ku serbët jetojnë së bashku me kombet e tjera".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.