BALLKANI

KFOR-i Turk rinovon parkun në Prizren me rastin e 25 vjetorit të fillimit të detyrës në Kosovë

Konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Doğan tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës me institucionet e saj të ndryshme

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
KFOR-i Turk rinovon parkun në Prizren me rastin e 25 vjetorit të fillimit të detyrës në Kosovë Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Me rastin e 25 vjetorit të fillimit të detyrës së ushtarëve turq në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë - KFOR, është rinovuar dhe hapur për shërbim një pjesë e Parkut të Marashit në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu.

Për hapjen e projektit të renovimit të Parkut të Marashit u mbajt një ceremonie organizuar nga Delegacioni Përfaqësues i Turqisë në Kosovë (KFOR-i Turk).

Në ceremoni morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Doğan, shefi i Komitetit Përfaqësues të Turqisë së Kosovës, kolonel Ersin Çelikkanat, delegacione nga Presidenca dhe Ministria e Mbrojtjes e Turqisë si dhe përfaqësues të organizatave turke dhe lokale në Kosovë.

Në fjalën e tij këtu, konsulli i përgjithshëm Doğan tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës me institucionet e saj të ndryshme.

Doğan tha se ushtria turke është treguar shembull në Kosovë me projektet që ka realizuar ndër vite.

"Ushtria turke kontribuon jo vetëm në mbrojtjen e Kosovës, por edhe në arsimin, kulturën, ekonominë dhe shëndetin e saj me projektet që ka zhvilluar në çdo aspekt", tha ai.

Koloneli Çelikkanat tha se kanë realizuar projekte të shumta në shumë fusha për të mirën e popullit të Kosovës.

"Ceremonitë e hapjes të projekteve që zhvillojmë përbëjnë një nga aktivitetet tona të rëndësishme që demonstrojnë, zhvillojnë dhe përforcojnë unitetin dhe solidaritetin tonë, frymën tonë të solidaritetit dhe miqësinë tonë historike me popullin e Kosovës", tha ai.

Pas fjalimeve, të pranishmit prenë shiritin e hapjes së projektit dhe të ftuarit panë nga afër renovimet.

Në kuadër të projektit u rinovuan amfiteatri, stolat e ndenjëseve, koshat e mbeturinave dhe llambat ndriçuese të Parkut të Marashit. Në park u punua gjithashtu edhe peizazhi dhe u mbollën 25 fidanë të pishave për të treguar simbolikisht 25 vjetorin e fillimit të detyrës së ushtarëve turq në Kosovë.

Ushtarët turq shërbejnë si paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın