arsim, BALLKANI

IHH ofron mbështetje për arsimin në Kosovë

Organizata nga Turqia ka rinovuar klasën e logopoedisë së shkollës fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë dhe ka dhuruar mjete pastrimi në shkollën fillore "Abdyl Frashëri" në Prizren

Eren Beksaç  | 06.12.2021 - Përdıtësım : 07.12.2021
IHH ofron mbështetje për arsimin në Kosovë ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prizren

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia ka rinovuar klasën e logopoedisë së shkollës fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë dhe ka dhuruar mjete pastrimi në shkollën fillore "Abdyl Frashëri" në Prizren, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, Osman Atalay, anëtar i bordit të IHH-së, tha se përveç ndihmës ushqimore në Ballkan, do të fokusohen edhe në mbështetje në fusha si arsimi dhe shëndetësia.

Në kuadër të vizitës së tyre, Atalay tha se kanë mundësuar bursë arsimore për 30 studentë në Fakultetin e Filologjisë pranë Universitetit të Prishtinës.

"Veçanërisht ka nevojë për rritjen e cilësisë dhe standardit arsimor të shkollave dhe nxënësve të këtij rajoni. Inshallah, më tutje, veçanërisht bashkë me shumë organizata joqeveritare nga Turqia do të zhvillojmë projekte të shkollave simotra në qytetet si Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Mitovica, me të çka synojmë të plotësojmë nevojat arsimore të shkollave", u shpreh Atalay.

Deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan, nga ana e tij deklaroi se IHH, kur bëhet fjalë për ndihma, i ka ardhur Kosovës në ndihmë në çdo fushë.

"Jemi të nderuar që kësaj shkolle shumë të rëndësishme në Prizren iu dhuruan makina pastrimi, ku pastërtia është në plan të parë në kushtet pandemike. Është me të vërtetë shumë mirë të ndiejmë Turqinë pranë nesh", tha Kervan.

Alidin Flugini, drejtori i shkollës fillore "Abdyl Frashëri, pas shpërndarjes së mjeteve të pastrimit tha se janë të hapur për bashkëpunime të këtilla edhe në të ardhmen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın