BALLKANI

Hidhet granatë dore në konsullatën ruse në Athinë

Kamerat e sigurisë kanë kanë kapur dy persona në një motoçikletë duke hedhur sot në mëngjes një mjet të vogël përtej gardhit rreth konsullatës

Ekip  | 22.03.2019 - Përdıtësım : 23.03.2019
Hidhet granatë dore në konsullatën ruse në Athinë ( Ayhan Mehmet - Anadolu Agency )

Athinë

Në konsullatën ruse në Athinë është hedhur një granatë dore e cila shpërtheu pa shkaktuar asnjë dëm, bëri të ditur sot policia greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kamerat e sigurisë kanë kanë kapur dy persona në një motoçikletë duke hedhur sot në mëngjes një mjet të vogël përtej gardhit rreth konsullatës. Në vendin e ngjarjes u dërgua një ekip deminimi.

Policia ndërkohë ka rrethuar zonën rreth konsullatës e cila ndodhet në periferi të qytetit.

Aktualisht, hetuesit janë duke kontrolluar nëse një motor pjesërisht i djegur i cili u gjet në qendër të qytetit është i lidhur me incidentin.

Greqia ka një histori të gjatë të sulmeve mbi simbolet e pushtetit, pasurive të saj dhe të diplomacive të jashtme.

Sulmuesit zakonisht vendosin pajisje më të vogla shpërthyese që nuk shkaktojnë dëmtime.

Zyrtarët e policisë thanë në kushte anonimiteti se për sulmin në fjalë dyshojnë në grupin militant të krahut të majtë “Grupi i Luftëtarëve Popullorë", i cili mori përgjegjësinë për sulmet mbi një televizion dhe mbi redaksinë e një gazete në dhjetor.

Grupi i cili në Greqi njihet si OLA, konsiderohet përgjegjës për disa sulme me bomba dhe shpërthime të cilat kanë ndodhur nga viti 2003 e këndej.

Anëtarët e lëvizjes më parë sulmuan rezidencën e ambasadorit gjerman në Athinë, kishin hedhur raketa mbi zyrën e një shitësi të automjeteve, ndërsa vënë edhe bomba në godinat bankare dhe në sallat e gjykatave.

Asnjë sulm nuk ka shkaktuar viktima njerëzore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın