Fidan-Mucunski: Konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve
"Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në disa fusha", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut
Prishtinë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski po merr pjesë në Takimin e Dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit në Stamboll, ndërkohë është takuar me homologun turk, Hakan Fidan, transmeton Anadolu.
Në një njoftimin nga ministria maqedonase thuhet se fokusi i bisedimeve ishte vendosur mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
"Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në disa fusha", thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë në takim u vu një theks i veçantë mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimin më efektiv të mundësive të investimeve si dhe mbi thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.
"Të dy ministrat konfirmuan aleancën e fortë brenda NATO-s si dhe mbështetjen reciproke në iniciativat rajonale dhe organizatat multilaterale", thuhet në njoftim.
Bisedimet, sipas njoftimit, përfshinë gjithashtu çështje aktuale rajonale dhe gjeopolitike, ku u theksua rëndësia e një rajoni të qëndrueshëm dhe të prosperuar.
