Kryediplomati turk Fidan u takua me homologun nga BeH, Konakoviq
Ministri Fidan u takua me Konakoviq në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit, të mbajtur në Stamboll
Ankara
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, u takua në Stamboll me ministrin e Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, ministri Fidan u takua me Konakoviq në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit, të mbajtur në Stamboll.
