BALLKANI, Koronavirusi

COVID-19, në Shqipëri vazhdon lehtësimi i masave

Duke filluar nga 1 qershori hapen kufijtë tokësorë dhe lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin e vendit, si dhe hapen çerdhet dhe kopshtet

Fatjon Cuka  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
COVID-19, në Shqipëri vazhdon lehtësimi i masave ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Në Shqipëri ka filluar sot zbatimi i fazës së dytë të rihapjes në kuadër të lehtësimit të masave që u vendosën në të gjithë vendin kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), që është lehtësimi më i madh që nga fillimi i pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke filluar nga 1 qershori hapen kufijtë tokësorë dhe lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin e vendit, duke u hequr kufizimet e orareve.

Gjithashtu nga sot janë rihapur çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Do të lejohen edhe kampionatet sportive, pa praninë e publikut, si dhe hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit, dhe palestrat sipas protokolleve të caktuara të masave.

Sipas urdhrit, hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese, ndërsa më 6 qershor plazhet do të hapen për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik dhe do të vazhdojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore në kinema, teatër, klubet e natës, si dhe grumbullimet masive, dasmat, konferencat, dëgjesat publike dhe tubimet.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 1.143 raste pozitive me COVID-19, ku në mesin e tyre 877 janë shëruar dhe 33 persona nga ndërruar jetë.

Për shkak të pandemisë, Shqipëria shpalli më 24 mars gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e vendit, e cila është në fuqi deri më 23 qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın