BALLKANI

19 maji, Festa e Përkujtimit te Ataturkut, Rinisë dhe Sporteve festohet me një koncert në Prizren

Koncerti i mbajtur në sheshin historik Shatërvan, në qendër të Prizrenit, tërhoqi interesim të madh nga prizrenasit dhe turistët që vizitojnë qytetin

Agim Sulaj  | 18.05.2025 - Përdıtësım : 19.05.2025
19 maji, Festa e Përkujtimit te Ataturkut, Rinisë dhe Sporteve festohet me një koncert në Prizren Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Bendi i Komandës së Forcave Ajrore i Turqisë mbajti një koncert në qytetin e Prizrenit me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sporteve, raporton Anadolu.

Koncerti i mbajtur në sheshin historik Shatërvan në qendër të Prizrenit tërhoqi interesim të madh nga prizrenasit dhe turistët që vizitojnë qytetin.

Në koncertin, ku u performuan marshime, këngë dhe interpretime të ndryshme popullore, morën pjesë konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Doğan, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fidan Brina Jılta, kreu i Komitetit Përfaqësues të Turqisë në Kosovë, kolonel Ersin Çelikkanat, si dhe përfaqësues të institucioneve turke që shërbejnë në vend.

Bendi i Komandës së Forcave Ajrore nesër do të mbajë koncert në Kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, ku ndodhet Komiteti Përfaqësues i Turqisë në Kosovë dhe më 20 maj në qendër të kryeqytetit Prishtinë, me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditës së Rinisë dhe Sporteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.