Shqipëri, shënohet rritje në rastet ditore me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 99 raste të reja me COVID-19, ndërsa në dy ditët e fundit është shënuar trend rritës
Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 99 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 133.310, ndërsa në dy ditët e fundit është shënuar trend rritës.
Ndërkaq, numri i të vdekurve nga virusi vazhdon të mbetet në 2.457.
Gjithashtu janë shëruar edhe 23 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.314, dhe raste aktive aktualisht janë 539
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.599 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 914.746 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në vend vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Sipas ministrisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.221.640 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre, 538.588 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.