Shqipëri, 31 raste të reja me COVID-19
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.828

Tiranë
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 31 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.828.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar 9 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.118 dhe raste aktive aktualisht janë 254.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.377 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 871.199 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.109.785 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 485.295 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.