arsim, BALLKANI

Kosovë, nga e hëna rikthehet mësimi me pjesëmarrje fizike në shkolla

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore, ndërkaq varësisht prej situatës me pandeminë, do të punohet sipas tre skenarëve A, B dhe C”

Agim Sulaj  | 16.04.2021 - Përdıtësım : 16.04.2021
Kosovë, nga e hëna rikthehet mësimi me pjesëmarrje fizike në shkolla

Prishtinë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka marrë vendim që nga e hëna e 19 prillit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas komunikatës për media nga MASHTI, vendimi ka ardhur si bashkëpunim midis tyre dhe institucioneve përgjegjëse Institutit për Shëndetësi Publike në Kosovë (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore, ndërkaq varësisht prej situatës me pandeminë, do të punohet sipas tre skenarëve A, B dhe C”, bëhet e ditur në komunikatë.

Skenarët A, B dhe C parashohin pjesëmarrje fizike në shkollë, pjesëmarrje e kombinuar fizike dhe virtuale si dhe mësim tërësisht online.

MASHTI bën të ditur se komunat janë shprehur të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

“Ministria e Arsimit ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, përfundon komunikata.

Masat e reja kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) hynë në fuqi nga 7 prilli, ku institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar kaluan në mësim “online” deri më 18 prill. Ndërsa nuk dihet ende se cili do të jetë vendimi i ri i për institucionet e arsimit universitar të cilat po ashtu po zhvillojnë mësim online aktualisht.

Para datës 18 prill, pritet që Qeveria e Kosovës të dalë me një vendim të ri duke përfshirë ndryshimin ose vazhdimin e masave që ka ndërmarrë nga 7 prilli në disa sektorë e gjithashtu edhe për orën policore e cila aktualisht është nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 në mëngjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın