arsim

"International Maarif Schools of Kosova" organizon program festiv

Drejtori i shkollës International Maarif Schools of Kosova në Prizren, Ali Sedat Aslan duke uruar vitin e ri akademik, rikujtoi se një vit më parë viti akademik për këtë shkollë filloi me 91 nxënës ndërsa tani ka 241 nxënës

Sibel Vezaj  | 10.09.2018 - Përdıtësım : 11.09.2018
"International Maarif Schools of Kosova" organizon program festiv Foto: Sibel Vezaj / AA

Prizren

PRIZREN (AA) - International Maarif Schools of Kosova sot në Prizren organizoi një program festiv me rastin e fillimit të vitit shkollor 2018-2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të këtij programi u intonuan himnet kombëtare të Turqisë dhe Kosovës. Me këtë rast u shfaq videoja prezantuese e shkollës ndërsa u bë prezantimi i stafit të mësimdhënësve të shkollës International Maarif Schools of Kosova në Prizren. Gjithashtu u recituan poezi dhe u kënduan këngë në gjuhën shqipe dhe atë turke.

Në një fjalë rasti drejtori i shkollës International Maarif Schools of Kosova në Prizren, Ali Sedat Aslan duke uruar vitin e ri akademik, rikujtoi se një vit më parë viti akademik për këtë shkollë filloi me 91 nxënës ndërsa tani ka 241 nxënës. “Vitin e kaluar janë pranuar nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, kurse tani fillojmë edhe me shkollën e mesme. Ne kemi parë një interesim të madh të prindërve”, tha ai.

Sipas tij, familja e Maarif-it dëshiron që këtu të përgatiten liderët dhe lideret e së ardhmes. "Për këtë nuk privohemi dhe nuk kursehemi nga asnjë sakrificë qoftë material apo shpirtëror. Të gjitha hapësirat në këtë shkollë janë të dizajnuara sipas standardeve ndërkombëtare. Kemi një staf arsimor i cili është i fuqishëm dhe dinamik", tha Aslan.

Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Jashtë Shtetit nga Ministria e Arsmit të Turqisë, Bülent Çiftçi rikujtoi se Fondacioni Maarif i realizon aktivitetet në më shumë se 140 shkolla në 40 shtete të botës ku arsimohen më shumë se 15 mijë nxënës. Ai tha se edhe në Kosovë qëllimi i tyre është që të ofrojnë zhvillimet më të fundit të fushës së arsimit në botë. “Edhe pse është vetëm viti i dytë per në, mund të themi se fëmijët tuaj po shkollohen në shkollën më të mirë të Prizrenit”, theksoi ai.

Konsullja e Republikës së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, tha se shkollat Maarif që nga viti 2017 kanë marrë përsipër një përgjegjësi të madhe, atë në fushën e arsimit, e cila sipas saj, është e ardhmja e një shoqërie. Ajo shtoi se shteti i Turqisë është pas këtyre shkollave në çdo formë.

Në program të pranishëm ishin edhe deputeti Fikrim Damka, i cili tha se rritja e numrit të nxënësve tregon besimin e popullit të Kosovës për këto shkolla dhe për shtetin e Turqisë si dhe deputeti Zafir Berisha i cili falënderoi shtetin e Turqisë për angazhimin dhe ndihmën e madhe që i është ofruar Kosovës si shtet mik. Pos tyre në program morën pjesë edhe koordinatori i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mesut Özbaysar, përfaqësues të KFOR-it Turk në Kosovë, stafit shkollor, nxënësit dhe prindërit e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.