arsim, Kulturë, BALLKANI

Instituti “Yunus Emre” - Tiranë do të organizojë Shkollën Verore të Turqishtes

Shkolla Verore e Turqishtes për moshat 9-15 vjeç do të organizohet nga datat 28 qershor - 09 korrik 2021

Fatjon Cuka  | 23.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
Instituti “Yunus Emre” - Tiranë do të organizojë Shkollën Verore të Turqishtes

Tiranë

Instituti “Yunus Emre” - Tiranë përveç kurseve të gjuhës turke që vazhdojnë aktualisht do të organizojë edhe Shkollën Verore të Turqishtes, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas njoftimit nga instituti, Shkolla Verore e Turqishtes për moshat 9-15 vjeç do të organizohet nga datat 28 qershor - 09 korrik 2021.

Programi i shkollës që është pa pagesë do të zgjasë dy javë dhe në program do të përfshihen mësimet rreth turqishtes, si dhe aktivitete në sport, pikturë, ebru dhe aktivitete të tjera.

Të interesuarit për të ndjekur këtë shkollë duhet të aplikojnë në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScPcmplMF1ie3FH7PUZEoj09V-eV-ptnm37CIZX4VwvLuolnA/viewform?usp=pp_url, ndërkohë afati i aplikimeve është deri më 27 qershor.

Shkolla Verore e Turqishtes organizohet në bashkëpunim me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.