Bota, archive

Grusht ushtarak në Burkina Faso, merret peng Presidenti i përkohshëm

Organizatorët e puçit ushtarak duke iu drejtuar popullit nga televizioni shtetëror RTB njoftuan se Presidenti i përkohshëm Kafando dhe Kryeministrit Zida kanë paraqitur dorëheqjen dhe për këtë arsye edhe qeveria e përkohshme

17.09.2015 - Përdıtësım : 17.09.2015
Grusht ushtarak në Burkina Faso, merret peng Presidenti i përkohshëm

 OUAGADOUGOU (AA) - Pasi Presidenti i përkohshëm i shtetit dhe Kryeministri bashkë me disa anëtarë të kabinetit u morën peng nga forcat e Gardës së Presidencës në Burkina Faso, u njoftua se qeveria është shpërbërë dhe se ushtria ka marrë në dorë drejtimin e vendit, raporton Anadolu agency (AA).

Ditën e djeshme në orët e drekës forcat e Gardës së Presidencës në Burkina Faso bastisën ambientin e takimit të kabinetit të mbajtur në kryeqytetin Ouagadougou ku dhe ndaluan daljen nga rezidenca presidenciale të Presidentit të përkohshëm të shtetit, Michel Kafando, Kryeministrit, Yakub Ishak Zida bashkë me disa ministra të kabinetit.

Organizatorët e puçit ushtarak duke iu drejtuar popullit nga televizioni shtetëror RTB njoftuan se Presidenti i përkohshëm Kafando dhe Kryeministrit Zida kanë paraqitur dorëheqjen dhe për këtë arsye edhe qeveria e përkohshme ka rënë.

Gjithashtu ushtarakët njoftuan se vendi deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen muajin e ardhshëm do të drejtohet nga "Këshilli Demokracia Kombëtare" (CND) dhe se në krye të Këshillit është vendosur Aziz Korogho. Ata kanë theksuar se dëshirojnë që të realziohen zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të paanshme duke përfshirë të gjithë.

- Shpallet ndalimi i daljes në rrugë-

Organizatorët e puçit ushtarak pas deklaratave për marrjen e pushtetit shpallën ndalimin e daljes në rrugë si dhe mbyllën hyrjet dhe daljet në vend.

Dje në mbrëmje kryetari i përkohshëm i Kuvendit, Cherif Sy bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Kafando dhe të anëtarëve të tjerë të qeverisë ku dhe populli pas kësaj deklarate doli në marshim drejt rezidencës presidenciale Kosyam. Ushtarët hapën zjarr në ajër për të shpërndarë popullin.

 Sipas disa informacioneve nga burime të sigurisë theksohet se grushti i shtetit u realizua nga forcat e Gardës të Presidencës, mbështetës të liderit të rrëzuar Blaise Compaore.

Komisioni i drejtuar nga qeveria e përkohshme nën udhëheqjen e Michel Kafando disa ditë para grushtit kishte përgatitur një projektligj për shpërndarjen e forcave të gardës.

Theksohet se forcat e gardës në fjalë janë mbështetëse të rëndësishëm të Compaore i cili qëndroi për 27 vite me rradhë në pushtet dhe që tetorin e kaluar u rrëzua si pasojë e revoltës popullore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın