archive

Burhanudin Hashani: Kurban Bajrami, zbatim i obligimeve dhe festë e pastrimit të zemrës

05.10.2014 - Përdıtësım : 05.10.2014
Burhanudin Hashani: Kurban Bajrami, zbatim i obligimeve dhe festë e pastrimit të zemrës

PRISHTINË (AA) -  Kurban Bajrami apo Eid-al-Ad-ha, është festë e madhe në historinë e fesë islame, ku besimtarët e vërtetë besojnë se,  Zoti është burim i të gjitha mirësive dhe nëpërmjet përuljes dhe nënshtrimit (arab.- ibadeh), robërit e Vet i gëzon me mirësitë dhe begatitë e Tij, ka thënë për Anadolu Agency, Burhanudin Hashani, kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Më tutje, ai shpjegon se, një nga ibadetet e islamit është edhe shkuarja në Haxh. Aty, në ditën e dhjetë, ceremonia e Haxhit futet në fazën kur vizitorët e Shtëpisë së Zotit, me "hedhjen e  gurëve" dhe "prerjes së kurbanit" bëhen hanxhinj shpjegon imami Hashani.

“Ne jemi në muajin e shenjtë që quhet muaji i Haxhit. Jemi në natën e Kurbanit që, me fjal tjera quhet edhe Hajj Akbar ose  “Haxhi i Madh” për faktin se është në ditën e Xhumasë, pasi që atje në Arafat janë grumbulluar haxhinjt  nga mbarë bota. Ka qëlluar, pra, Ditë e Xhuma dhe Natë e Bajramit, edhe quhet edhe Haxhi i Madh. Në dispozitat e Haxhit, atje janë të përgatitura dhe Arafati është pikërisht ai simboli ky besimtari arrijnë me e krye obligimin që është një nga shtyllat e islamit, do të thotë vizita në vendet e shenjta. Kurse dita e nesërme është edhe dita e Kurban Bajramit, është sakrifica që është një prej syneteve të mëhershme edhe të Ibrahimit a.s. por edhe të dërguarit tonë, Muhamedit a.s., që puna kryesore e kësaj dite është sakrifica, therja e kurbaneve” thotë imami Burhanudin Hashani duke e shpjeguar në detaje ceremoninë e qëndrimit në Arafat dhe Mesh'er dhe meditimit në këto vende të shenjta, më pas, rrugëtimin drejt Minas ku përkrah njëri-tjetrit, haxhinjtë,  gurët të cilët i kanë grumbulluar në natën e festës (Bajramit) i gjuajnë drejt disa shtyllave të cilat simbolizojnë djallin. Me këtë lëvizje simbolike, ata shprehin largimin nga të gjithë djajtë të cilët bëhen pengesë për ngritjen dhe progresin e njeriut.

Kështu, vazhdon shpjegimin e tij imami Hashani, me lindjen e diellit të ditës së dhjetë të muajit të Haxhit, vizitorët therin kurban.

Therja e Kurbanit në ditën e Festës është shenjë e bujarisë dhe devotshmërisë në rrugën e Krijuesit dhe shenjë e dorëzimit përballë vullnetit Hyjnor. “Është një adhurim të cilin Allahu e ka lënë traditë, qysh nga të dërguarit më herët dhe e vulosur nga tradita e Muhamedit a.s. i cili edhe vet ka ther kurban. Një e ka ther për vete dhe familjen e tij dhe një e ka ther për ata besimtar të cilët nuk kanë mundësi” shpjegon kryeimami i Prishtinës, Burhanudin Hashani dhe shton se kjo është ditë kur duhet të gëzohen të gjithë besimtarët dhe ditë kur nuk duhet të ketë sofër e cila është e thatë dhe e zbrazët

Sipas tij, festa e Kurban Bajramit është porosi profetike që, të mos kemi asnjë të varfër i cili nuk ka ushqim sikurse kanë të tjerët. Prandaj, një prej rregullave është që një pjesë e kurbanit të jetë për familjar dhe dy të tjera të ndahen me ata që nuk kanë.

“Një pjesë i ndalet familjes si simbolik e adhurimit ndaj Allahut që na ka mundësu me pasurin tonë të qojmë një urdhër të Allahut në vend, dhe dy pjesë të tjera për njerëz të varfër.  Pjesa e dytë për të afërmit, sepse ajo bënë ura, lidhje farefisnore, lidhje familjare  dhe pjesa e tretë për njerëzit e varfër që me të vërtet duhet me i gëzua në atë ditë, gjithsesi” thotë imami Hashani i cili foli edhe për rrjedhat e përgatitjeve të Bashkësisë Islame për festën e Kurban Bajramit .                

Ai tregoi se është krijuar një komision i veçantë i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) për grumbullimin e kurbaneve,  në çdo komunë dhe therjen e tyre në thertoret të cilat janë të licencuara sipas standardeve të caktuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lidhur me therjen e Kurbaneve, imami Hashani tha se, sivjet ka një telashe të vogël për shkak të sëmundjes së kafshëve “Gjuha e Kaltër”, prandaj, kjo është arsyeja shtesë pse kurbanet duhet të theren vetëm nën kontroll të veterinarit.

Pas këshillave që kanë ardhur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, sot gjatë namazit të Xhumasë, të gjithë imamët dhe hoxhallarët në emër të BIK-ut, në mbarë Kosovën, kanë bërë thirrje dhe kanë porositur që besimtarët duhet të kenë kujdes gjatë therjes së kurbaneve.

Përndryshe, në Prishtinë, një nga pikat e grumbullimit për shitjen e kurbaneve është edhe “Pazari i Kafshëve” në Kodrën e Trimave, në daljen veriore të Prishtinës.

Çmimi i deshve të cilët do të sakrifikohen nesër për Kurban Bajram, sillet nga 100 deri në 250 euro.

Përkundër faktit se jemi në prag të Kurban Bajramit, tollovia në këtë treg nuk ishte e madhe por, situata  pritet të ndryshoj të shtunën në mëngjes, pas faljes së namazit të Bajramit.

Përndryshe, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar gjithë besimtarët se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe fillon nga ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora. Namazi i Kurban Bajramit do të falet në ora 7:13. Hytben e Kurban Bajramit do ta mbaj sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ditën e parë, sipas traditës, Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, në Prishtinë, ku mysafirët e shumtë, liderë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe lider të partive politike, vijnë për t’ju uruar festën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın