Bota, archive

45 të vrarë nga sulmet e regjimit sirian në Halep

Ekipet e mbrojtjes civile shkuan në lagjen al-Mashhad në Halep për të kërkuar për viktima që mund të kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Të plagosurit u dërguan në spitalin e improvizuar për trajtim mjekë

17.09.2015 - Përdıtësım : 17.09.2015
45 të vrarë nga sulmet e regjimit sirian në Halep

HALEP (AA) – Së paku 45 njerëz janë vrarë mbrëmjen e së mërkurës gjatë sulmeve me bomba fuçi, që ka kryer regjimi sirian në Halep,thanë për Anadolu Agency, zyrtarët e mbrojtjes civile.

Ekipet e mbrojtjes civile shkuan në lagjen al-Mashhad në Halep për të kërkuar për viktima që mund të kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Të plagosurit u dërguan në spitalin e improvizuar për trajtim mjekësor.

Lagjet e Halepit të cilat kontrollohen nga opozita janë vënë në shënjestër të forcave  ajrore të regjimit, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke lënë qytetarët pa ujë dhe rrymë elektrike.

Konflikti në Siri filloi në vitin 2011, atëherë kur regjimi i Bashar al-Assad u përgjigj me një egërsi të paparashikuar kundër protestës popullore e cila shpërtheu si pjesë e Pranverës Arabe.

Lufta e cila zgjatë për më shumë se katër vite, ka ndarë shtetin mes forcave pro Assadit  dhe një numri të fraksioneve të armatosura rëndë të cilat shpesh herë janë në konflikt me njëra-tjetrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın