Shëndetësi, Analizë, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 124 raste të reja dhe 114 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 309.434, prej të cilëve 299.653 janë shëruar

Ekip  | 28.04.2022 - Përdıtësım : 29.04.2022
Maqedoni e Veriut, 124 raste të reja dhe 114 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 124 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 114 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 309.434, prej të cilëve 299.653 janë shëruar.

Vendi brenda ditës së fundit nuk regjistroi asnjë viktimë nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi mbetet në 9.278.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet e vendit kanë kryer 2.015.726 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.798 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 503.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın