Analizë, Koronavirusi

Guvernatori i New York-ut paralajmëron për kulmin e COVID-19

"Ne duhet të rrisim në mënyrë dramatike kapacitetin e spitaleve për të arritur atë kulm më të lartë dhe këtë duhet ta bëjmë shumë shpejtë", tha guvernatori Andrew Cuomo

Michael Gabriel Hernandez   | 24.03.2020
Guvernatori i New York-ut paralajmëron për kulmin e COVID-19

Washington

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, ka alarmuar për përhapjen e koronavirusit të ri duke thënë se shkalla e infeksioneve të reja "po arrin kulmin" në këtë shtet amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kulmi është më i lartë se sa kemi menduar dhe më i shpejtë se sa kemi menduar. Ky është një kombinim i keq i fakteve", tha Cuomo gjatë një konference për media, duke paralajmëruar se kulmi i infeksionit të ri mund të arrijë në dy deri në tre javë.

"Ne duhet të rrisim në mënyrë dramatike kapacitetin e spitaleve për të arritur atë kulm më të lartë dhe këtë duhet ta bëjmë shumë shpejtë", shtoi ai.

Numri i shtretërve nëpër spitale që do të kërkohen në kulmin e infeksionit është rritur nga 110 mijë në 140 mijë pasi shkalla e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo tre ditë, tha Cuomo, duke paralajmëruar se virusi po përhapet si "tren plumbash".

"Kjo është një rritje dramatike në shkallën e infeksionit", paralajmëroi ai dhe shtoi se "ne nuk jemi duke e ngadalësuar infeksionin dhe ai po përshpejtohet vetvetiu".

Sipas të dhënave zyrtare, New York-u aktualisht ka rreth 25.700 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Cuomo tha se kjo shifër është 10 herë më shumë se shtetet California dhe Washington, duke u kërkuar autoriteteve federale t'i japin New York-ut përparësi në burimet e nevojshme, përfshirë pajisjet vitale mjekësore si ventilatorët.

"Ne kemi nevojë për ndihmën federale tani. New York është kanarieri në minierën e qymyrit. New York po shkon i pari. Kemi shkallën më të lartë dhe më të shpejtë të infeksionit. Ajo që ndodh me New York-un do të përfundojë në shtetet si California, Washington dhe Illinois. Është vetëm çështje kohe", tha ai.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë konfirmuar më shumë se 46.800 raste dhe 593 vdekje nga koronavirusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın